Zyrtare: Trepça ‘89 ‘blindon’ yllin e skuadrës me kontratë dy vjeçare

KF Trepça ‘89 ka vazhduar bashkëpunimin me futbollistin, Rilind Nimani. 

Me kontratën e re, Nimani edhe për dy vite të tjera do të jetë pjesë e Minatorëve, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori ishte ndër më të dalluar te ‘89-shi gjatë edicionit të fundit në Ligën e Parë të Kosovës, duke kaluar një sezon fantastik.

Nimani pritet të jetë ndër futbollistët kryesor të mitrovicasve edhe në edicionin e ri të elitës së futbollit kosovar.

Njoftimi i plotë nga Trepça ‘89:

KF Trepça’89 njofton për rinovimin e kontratës me lojtarin Rilind Nimani 💚🤍

Ylli i skuadrës ka arritur dakordin me klubin për të rinovuar kontratën dhe të jetë pjesë e Minatorëve edhe për dy sezonet e ardhshme.

Me fat dhe sukses Rilind ✍🏻💚🤍

#Nimani7

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Malisheva prezanton transferimin e tretë në merkato

Zyrtare: Ibrahim Dresevic nën urdhrat e Andrea Pirlos te Fatih Karagumruk