ZYRTARE: Trajneri Tahir Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica

Tahir Lushtaku nuk është më trajner i klubit të Drenicës.

Trajneri nga Skënderaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

“Që nga sonte më nuk jam kryetrajner i KF Drenicës, pasi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga klubi”, ka thënë Lushtaku për faqen zyrtare të klubit, raporton Gazeta Olle.

“Arsyet e largimit tim nuk kanë të bëjnë me kryesinë e zgjedhur sonte, e aq më pak me kryetaren e klubit, z. Mihane Kodra – Bekteshi, të cilës i kërkoj falje dhe më vjen keq që nuk do të jemi bashkë në stinorin pranveror”, ka shtuar Lushtaku.
Pikërisht sot, Muhane Kodra Bekteshi u emërua kryetare e klubit.

“Falënderoj kryetarin e Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, për ndihmën dhe gatishmerinë për kontribut për klubin, si dhe ifalenderoj kryesitë e viteve paraprake , njekohesisht e falenderoj ish-kryetarin, Ragip Veseli, dhe disa donatorë ata që kontribuan për klubin, i falënderoj stafin tim, futbollistët dhe gjithë bashkëpuntorët që kanë qenë në klub. Dhe njëkohësisht falenderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ si dhe nengrupin (L2Boys). Gjithashtu falënderim për qytetarët e Skenderajt, për përkrahjen morale ndaj meje gjatë kësaj periudhe”, thuhet më tej në deklaratën e Lushtakut.