ZYRTARE: Trajneri shqiptar merr drejtimin e kësaj skuadre polake!

Ish-futbollisti i Teutës, Enkeil Dobi, është emëruar trajner i skuadrës së Vidzev Lodz në Poloni, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin që militon në Ligën e Parë.

Lajmi është bërë publik nga vetë Vizdev Lodz.

Shqiptari i ka bindur drejtuesit e klubit me aftësitë e tij dhe me filozofinë e tij për futbollin.

“Kjo është energjia që kemi nevojë për të ndërtuar një ekip që të jetë në gjendje të luftojë për objektiva madhore”, u shpreh presidentia e bordit, Martina Pajaczek.