Zyrtare: Trajneri Nazmi Rama merr drejtimin e skuadrës nga Liga e Parë

Skuadra e KF Vllaznia sot ka arritur marrëveshje me trajnerin, Nazmi Rama.

Pas një mbjedhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, është vendosur që posti i trajnerit t’i besohet Ramës.

Nazmi Rama së fundmi ishte trajner i Istogut, mirëpo pas fillimit jo të mirë në edicionin 2021/22, ishte vendosur për shkëputje të kontratës me marrëveshje të dyanshme.

Rama nuk do të ketë aspak punë të lehtë, pasi me skuadrën nga Pozherani do të luftojnë për mbijetesë në Ligën e Parë.


Njoftimi i plotë nga KF Vllaznia: 

Mirë se vjenë Nazmi Rama

Sot në ambientin e stadiumit të Kf Vllaznia klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin Nazmi Rama

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Nazmi Rama të merrte drejtimin e skuadrës.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese në arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

𝗡𝗮 𝗽𝗿𝗶𝗳𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗺𝗯𝗮𝗿𝗮 🟢🔴


/Gazeta Olle/

Rritet intensiteti i stërvitjeve te Llapi, skuadra po punon në dy grupe të ndara

Zbulohet arsyeja e vendimit të arbitrit për të mbyllur ndeshjen para kohe