Zyrtare: Trajneri i Vala Superligës konfirmon largimin (FOTO)

Trajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka konfirmuar largimin nga Drenica përmes një postimi në Facebook.

Ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunim korrekt gjatë sezonit që u mbyll, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Rama i dëshiroi punë të mbarë trajnerit të ri të ekipit, Bekim Shotanit.

“Miq te nderuar , dashamir te sportit – futbollit , e ne veqanti ” Shqiponja e Zeza” ju njoftoj se kam nderpre bashkepunimin me ekipin e KF ” Drenica ” sipas mareveshjes qe kemi pas.

Falenderoj te gjithe futbollistet , bashkepunetoret, Kryesine e Klubit per bashkepunim , ne realizimin e objektivit tone, si dhe rrespektin e treguar. Ekipit te ” Drenica ” si dhe trenerit te posaemeruar B. Shotani ju deshiroj pune te mbar dhe suksese ! Me rrespekt i jauaji Fadil Rama”, ka shkruar tekniku nga Skenderaj.

cats

 

Rama e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin që lamë pas.

Ai e shpëtoi Drenicën, duke iu shmangur shumë herët zonës së barazhit.

Nën drejtimin e Ramës, Drenica ishte ndër ekipet me lojën më të mirë në Kosovë.

fadil rama fadil rama