ZYRTARE: Trajner kampion merr drejtimin e KB Prishtinës

Sigal Prishtina ka konfirmuar trajnerin e ri për edicionin pranveror.

Tashmë, Teo Hojc, është bërë zyrtare si trajner i ekipit nga kryeqyteti, përcjellë Gazeta Olle.

“Teo Hojč, Timonieri i ri Sigal Prishtinës

Slloveni Hojč, do jetë kryetrajner i klubit për pjesën e dytë të kampionatit. Teo Hojč së fundmi ishte trajner në klubin e njohur Sllovak, Patrioti Levice ku për katër vite në drejtim të këtij klubi arriti të fitoj titullin në sezonin 2018 dhe kupën në sezonin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar nga KB Prishtina.

Kujtojmë, deri sot ekipin e Prishtinës në basketboll e ka drejtuar tekniku pejan, Bujar Loci./Gazeta Olle