Zyrtare: Tottenham Hotspur shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santo

Humbja nga Manchester United me rezultat 0-3 i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Nuno Espirito Santo.

Tottenham Hotspur ka vendosur ta pushojë nga puna trajnerin portugez vetëm pas katër muajve qëndrim në klub.

Rezultatet jo të mira kanë bërë që bordi i klubit londinez ta shkarkojë trajnerin 47-vjeçar.

“Unë e di se sa shumë donin Nuno dhe stafi i tij stërvitor të arrinin sukses dhe më vjen keq që na është dashur të marrim këtë vendim”.

“Nuno është një zotëri i vërtetë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu. Ne duam ta falënderojmë atë dhe stafin e tij stërvitor dhe t’u urojmë më të mirat në të ardhmen”, ka deklaruar drejtori menaxhues i Spurs, Fabio Paratici.

Spurs tani do të kërkojnë një trajner të ri, derisa Antonio Conte mbetet dëshira më e madhe e klubit anglez.

Pas 10 xhirove në Ligën Premier, Spurs zënë vendin e tetë në tabelë me vetëm 15 pikë.

Vazhdon shkëlqimi i Ferizajt, ky ishte super goli i Albion Kurtaj në fitoren ndaj Ramiz Sadikut (VIDEO)

Dy skuadra kryesojnë me pikë të njëjta, ja si duket tabela në Ligën e Dytë