Drita humb sulmuesin i cili shkëlqeu në pranverë, Nwabueze.
Skuadra nga Shqipëria, Laçi ka nisur merkaton, teksa ka njoftuar ditën e sotme një afrim në sulm dhe bëhet fjalë për Kirian Nwabueze.
Nigeriani me pasaportë amerikane bëri një gjysmë sezoni të mirë me gjilanasit, teksa ia ka dalë të shënojë 7 gola.
Në gjysmën e parë të kampionatit kishte realizuar 6 herë me fanellën e Pobedës në Maqedoni.
Kurbinasit janë bindur nga cilësitë e sulmuesit dhe i kanë bërë ofertë, ndërkohë që njoftojnë se kanë nënshkruar për dy vite.
“Goditja e parë në merkato: Sulmuesi Kyrian Chinazorm Nwabueze hedh të zezën në të bardhë, duke nënshkruar zyrtarisht kontratë 2-vjeçare me ekipin tonë.
Kjo goditje vjen në ditët e para të merkatos, pasi ekipi po përgatitet për ndeshjet e Europës.
Me afrimin e sulmuesit priten dhe surpriza të tjera në ditët në vijim!”, njoftojnë kurbinasit përmes faqes zyrtarë në Instagram.