Zyrtare: Tjetër goditje nga A&N, transferon sulmuesin e njohur

A&N vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra prizrenase ka siguruar shërbimet e sulmuesit Astrit Berisha i cili vije nga Onix.

Gjakovari ka një karrierë të mirë, pasi ka luajtur më parë edhe për skuadrat si Vëllaznimi, Besa, Rahoveci dhe së fundmi ishte pjesë e Onix.

A&N ditë më parë ka zyrtarizuar edhe mbrojtësin Valdo Zeqaj, ndërsa klubi bardh e kaltër synon ende të përforcohet deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Synimi i klubit prizrenas është të futet për herë të parë në histori në Superligë. /Gazeta Olle/