Zyrtare: Tirana konfirmon largimin e Seferit: Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën

Një nga sulmuesit më të mirë në Kategorinë Superiore, Taulant Seferi i cili arriti të shpallej kampion me Tiranën, zyrtarisht ka mbyllur bashkëpunimin me bardheblutë.

Kryeqytetasit me anë të një postimi në rrjetet sociale, kanë bërë të ditur se karrierën Seferi do ta vazhdoj te skuadra ukrainase, FC Vorskla Poltava, shkruan Gazeta OLLE.

Pas ndeshjeve fantastike me Tiranën, Seferi ishte fituar dhe në Kombëtaren e Shqipërisë, duke arritur të shënon gol kundër Islandës në udhëtim, në ndeshjen e cila përfundoj me barazim pas 90-të minutave.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Tiranës.

Gol dhe asist, Arian Kabashi e nis fuqishëm te skuadra e madhe suedeze

Konfirmohet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, do të zhvillohet në nëntor