Zyrtare: Thomas Strakosha kalon te Brentford

Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është bashkuar me klubin Brentford nga Liga Premier si transferim i lirë.

27-vjeçari u largua nga skuadra italiane Lazio muajin e kaluar në fund të kontratës së tij.

Ai do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Brentfordit përpara sezonit të ardhshëm 2022/23 të Ligës Premier.

Strakosha ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare dhe me një opsionin edhe për një vit tjetër.

Ai ka luajtur më shumë se 200 herë për Lazion dhe më shumë se 150 ndeshje në Serie A.

Ai gjithashtu ka luajtur 19 herë për Shqipërinë. /Telegrafi/

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani vetëm 45 minuta larg kalimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Përfundon aventura e Gjilanit në Evropë, përmbyset nga Liepaja në ndeshjen e kthimit