Aventura e Thiago Silvas te Chelsea do të vazhdojë edhe në sezonin 2022/23, pasi që mbrojtësi brazilian ka rinovuar për një vit kontratën e tij me kampionin evropian.
Pas një starti të suksesshëm në “Stamford Bridge”, ku që nga largimi nga Paris Saint-Germain, Silva e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë, braziliani po vazhdon me paraqitje tejet të mira pavarësisht moshës që ka.
Këtë sezon, ai është bërë ndër lojtarët kyç të trajnerit Thomas Tuchel, ku edhe është bërë njëri nga lojtarët më të dashur nga tifozët e “Bluve”.
Pen to paper, and taking the pen! ? pic.twitter.com/LSwD3Z592G
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 3, 2022
“Të luash këtu me Chelsean është një kënaqësi e vërtetë. Kurrë nuk e kam menduar që do të luajë për tre vite në këtë klub të madh, kështu që jam tejet i lumtur që do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër këtu”, tha Silva.
Që prej transferimit nga PSG te Chelsea, Thiago Silva ka arritur të bëjë 56 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.