Zyrtare: Tevez largohet dhe nënshkruan me këtë ekip

Carlos Tevez është larguar nga Juventusi për tu rikthyer te Boca Juniors, ka njoftuar klubi argjentinas.

Boca me një postim në rrjetin social “Twitter” i ka uruar mirëseardhje në La Bombonera sulmuesit 31-vjeçar.

“Tevezi rikthehet në shtëpi. Është realitet. Është zyrtare: Carlos Tevez rikthehet te Boca”, ka njoftuar klubi.

Transferimi i tij është konfirmuar gjatë çerekfinales së Argjentinës ndaj Kolumbisë në Copa America, ku Tevez shënoi penaltinë vendimtare për kombëtaren e tij.