Zyrtare: Talenti kosovar transferohet te Malmo FF

Futbolli i kosovar vazhdon të pasurohet çdo ditë e më shumë me talente të rinj.

 

Padyshim njëri nga ta është edhe futbollisti i ri, Medjen Llumnica.

Medjeni është djali i ish-futbollistit të njohur Xhevdet Llumnica i cili karrierën më të madhe e kishte në futbollin kosovar te Prishtina e Drita derisa luajti edhe në nivelet më të larta në Suedi tek Kalmar, Assyriska etj.

15-vjeçari, duket se i ka ngjarë babait të tij sa i përket talentit dhe kjo ka rënë në sytë e disa skautve të cilat i kanë propozuar skuadrës së Malmos FF, U17 ta transferojë atë.

Skuadra e Malmos njihet një prej akademive më të sukseshme në skandinavi.
Medjeni është nën menaxhimin e kompanisë së njohur HCM sports Managament e cila ka nën pronësi futbollistë të njohur si Lindelof e Van de Beek te Manchester United, Frenki De Jong e Braithwaite te Barcelona etj, dhe ky është një sinal i mirë se ai shpejt mund t’i prek majat e futbollit.

Lajmin për zyrtarizmit e tij tek Malmo FF e ka konfirmuar vet Xhevdet Llumnica për Zeri.info i cili këtë transferë e sheh si një hap të madh drejt një karriere të pasur për djalin e tij.

Për Medjenin tashmë interesim ka shprehur edhe Federata e Futbollit e Kosovës e cila tash një kohë e përcjellë atë dhe shumë shpejt pritet që ai t’i bashkohet grupmoshave të reja të Kosovës.

Medjeni FC Malmos do t’i bashkohet në stërvitje nga data 10 janar të vitit të ardhshëm.

U pensionua nga futbolli, Sergio Aguero ka disa oferta për të ardhmen e tij

Presidenti Ademi takon Samuel Eto’o-n, e uron për zgjedhjen në krye të Federatës së Kamerunit