Zyrtare: Talenti kosovar nënshkruan me Interin

Andi Hoti edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e parë profesionale te Interi.

Lojtari shqiptar në hapësirat e Nerazzurëve ka nënshkruar kontratën, që e mbanë të lidhur me klubin deri në vitin 2024.

Hoti ka rrjedhë fillimisht nga akademia e Zurichut, ku ka luajtur për grupmoshat U16, derisa kishte kaluar edhe në ato U17 e U18.

Në janar të vitit 2020, lojtari 18-vjeçar kaloi te Interi, e që sot (e hënë) ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.

Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, mbrojtës i krahut të majtë dhe si mesfushor defanziv.

Zyrtare: Rahoveci vazhdon të forcohet, kësaj radhe transferon një sulmues

KFF Mitrovica transferon sulmuesen që ka luajtur në Besiktas