Zyrtare: Synaj Keçi largohet nga Llapi, klubi konfirmon zëvendësuesin e tij

FC Llapi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me ndihmëstrajnerin e parë të shtabit teknik, Synej Keçin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Keçi me Llapin edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës kurse në nisje të këtij edicioni Superkupën.

Njoftimi pa ndërhyrje i Llapit

Komunikatë zyrtare:

Klubi futbollistik “Llapi” njofton se me marrëveshje ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin e parë të shtabit teknik, Sunaj Keqi. Palët ranë dakord që të mbyllin bashkëpunimin që kishte nisur para një edicioni. Përmes kësaj komunikate falenderojmë z. Sunaj Keqi për punën dhe kontributin, kurse njoftojmë që vendin e tij si ndihmëstrajner i parë i trajnerit Tahir Batatina do ta zë Andi Kulli.

Argjend Malaj gjen skuadër të re, prezantimi gjatë javës

Mësohet paga që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni