ZYRTARE: Sulmuesi i njohur vendor, mbetet futbollist i lirë!

Ish-futbollisti i njohur i disa skuadrave të Superligës, Preurat Hajdini, ka mbetur pa skuadër.

Lajmin e ka konfirmuat vetë futbollisti përmes një postimit në rrjetin social ‘Facebook’.

“Permes ketij postimi dua te ju njoftoj qe nga sot nuk jam me pjese e KF Ulpiana.

Falenderoj kryesin dhe shtabin teknik dhe i’u uroj suksese ne vazhdim”, ka shkruar Hajdini në njoftimin e tij.

Hajdini më parë ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, Trepçës ’89 dhe skuadrës së Llapit.

Ai po i shqyrton mundësitë për të gjetur një klub stabil për sezonin e ri.