Karriera e Armando Sadikut ka marrë një kthesë të papritur dhe të paparashikuar. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i ka dhënë fund sot kontratës së tij me klubin turk të Erzurumspor dhe meënjëherë ka gjetur një destinacion të ri shumë të çuditshëm në pamje të parë, duke përfunduar në Bolivinë e largët.
Lojtari dhe Erzurumspor kanë mbyllur sot me mirëkuptim marrveshjen mes palëve, pasi sulmuesi nuk po luante aq sa dëshironte dhe klubi nuk ishte i kënaqur se ai nuk kishte shënuar asnjë gol deri tani. Marrëveshja është ndërprerë me shtërngim duarsh dhe Sadiku është lënë lojtar i lirë nga klubi turk.
Për të kishte pasur interes nga klube italiane dhe medohej se ai do të ishte destinacioni i radhës. Por Sadiku i ka çuditur të gjithë, pasi është mësuar se ka firmosur me skuadrën e Bolivar, në Bolivi. Ka qënë vetë presidenti i klubit të vendit të Amerikës Latine që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një video ku shfaqeshin disa nga momentet më të mira të karrierës së sulmuesit.
Por Bolivar pritet të jetë vetëm një etapë e shkurtër e karrierës së lojtarit, derisa të gjejë formën e duhur. Marcelo Klaure, pronari i Bolivar, është njëkohësisht edhe bashkëpresident i Inter Majemi, skuadrës së Devid Bekam në MLS, si dhe i Zhironës në Spanjë. Një nga këto dy klube është destinacioni i vërtetë i Sadikut, me atë amerikan që duket më i mundshmi, por pasi të ketë kaluar disa muaj në kampionatin në Bolivi.
Bienvenido @armandosadiku, 29 años, delantero potente que se destacó en ligas importantes de Europa anotando más de 100 goles en España, Suiza, Polonia y Turquía. Selección Albania. Primer albanés ?? en llegar a Bolivia ??.
Nos vamos armando para #BolivarCentenario pic.twitter.com/1sOgcMDxb2— MarceloClaure (@marceloclaure) January 23, 2021