Zyrtare: Suada Jashari jep dorëheqje nga KFF Mitrovica

Suada Jashari është larguar nga posti i trajeneres së klubit të futbollit të femrave Mitrovica.

Ajo ka arsyetuar largimin e saj nëpërmjet një shkrimi të hënën mbrëma në rrjetet sociale.

Sipas saj kanë qenë mosmarrëveshjet me drejtuesit e klubit që e kanë shtyrë atë të logohet nga kampionia në fuqi e Kosovës në futboll të femrave. Mitrovica vitet e fundit është e pakonkurrencë në futbollit femëror. Në tri ndeshjet e para të edicionit aktual ka arritur tri fitore me goldallim, 39:0.

“Arsyet janë mosmarrëveshjet e shumta që i krijoi drejtori i këtij ekipi kundrejt meje e që u bënë edhe mosmarrëveshje në mes të drejtuesve në mes vete ku faktori kryesor isha unë. Prandaj e shoh si më të arsyeshme qe unë të tërhiqem për hirë të djersës që kam derdh tash 4 vite aty si lojtare dhe 7 muaj si trajnere”.

“Kam shumë për të thënë por nuk dua të prononcohem më shumë për respekt te punës që kam bëre aty, për respekt të vajzave të ekipit dhe të kryetarit Hajrullah Haxhiu. Faleminderit trajnerit Veton Çitaku që më ka ndihmuar shumë gjatë kësaj kohe, faleminderit vajzave për punën dhe bashkëpunimin deri sot, ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese në vazhdimësi”, shkruan Jashari.

Benet Ismaili, talenti i madh që po pret debutimin te Prishtina

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi e fitojnë betejën ndaj UEFA-s