Suad Sahiti është prezantuar te skuadra e re pas largimit nga Llapi.
Sulmuesi kosovar u prezantua nga skuadra llapjane, por nuk arriti ta zhvilloj asnjë ndeshje.
Sahiti tani është prezantuar te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, FC Shkupi.
“Ndjehem i lumtur që jam pjesë e Shkupit, e di që kanë tifozeri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë, besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ishin fjalët e para të Sahitit për faqen zyrtare të Shkupit. /Gazeta Olle/