F.C. Struga ka vazhduar kontratën me trajnerin Srgjan Zaharievski edhe për një edicion tjetër.
Kështu rrugëtimin Struga do ta vazhdoj sërish me të njëjtin trajner me të cilin edicionin e parafundit arritëm suksesin më të madh, daljen në arenën ndërkombëtare, e që edhe këtë vit do të jetë synimi kryesor.
Zaharievski drejtimin e ekipit e morri me 12 mars të vitit 2020, duke udhëhequr Strugën në plotë 68 ndeshje. Me Zaharievskin në krye, numërojmë 27 fitore, 24 barazime dhe 17 disfata
/Gazeta OLLE/