Skuadra kampione në Maqedoninë e Veriut, Struga Trim Lum, ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me Shpëtim Duron.
Kuqebardhët ishin shumë afër të siguronin Ligën e Konferencës, duke u mposhtur në Play Offs nën urdhrat e Duros, madje deri para një dite, ishin duke kryesuar kampionatin maqedonas, shkruan Gazeta OLLE.
Humbja ndaj Tikves, bëri që skuadra e Strugës të mos jetë më në vendin e parë, por është me pikë të barabarta me Shkëndijën e cila ka rrëmbyer pozitën e parë.
Një largim i Shpëtim Duros nuk mendohej nga strugianët, duke parë sukseset që ka arritur me këtë skuadër.