Zyrtare: Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

Stivi Frashëri është larguar nga Ballkani pas dy viteve qëndrim në Suharekë.

Portieri shqiptar ka ndarë rrugët me kampionin në fuqi të Kosovës pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.

Ka qenë vet portieri shqiptar që ka konfirmuar ndarjen me Ballkanin, derisa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provoj një aventurë të re”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stivi Frashëri (@stivifrasheri77)

“Falënderojë presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin, Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve”.

“Falënderim i madh shkon edhe për ‘Xhebrailat’. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shok shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo”, ka shkruar Frashëri.

Vjen reagimi emocionues i Milanit pas vdekjes së Silvio Berlusconit

‘Kemi nevojë për tifozët tanë, janë shtysa jonë’, Taulant Seferi: Kemi shumë harmoni dhe bashkëpunim në grup