Zyrtare: Sterling lojtar i Chelseat

Raheem Sterling është lojtari më i ri i Chelseat, pasi kompletoi transferimin e tij nga Manchester City

Lajmin e ka bërë të ditur Chelsea në ueb faqen zyrtare të klubit.

Futbollisti iu është bashkuar “Bluve” me një kontratë për pesë vitet e ardhshme.

Orë më parë, anglezi i falënderoi tifozët e Manchester Cityt për përkrahjen që i dhanë gjatë kohës sa luante për “Qytetarët”.

Sterling më parë ka luajtur për klubin e Liverpoolit në Ligën Premier.

Lojtari është bashkuar me ekipin në SHBA ku po e zhvillojnë një turne para sezonal./Telegrafi/

Hendbollistët fitojnë vëllazëroren me Shqipërinë

Bersant Celina huazohet te skuadra e njohur angleze