Zyrtare: Stadiumi i Napolit ndryshon emrin në “Diego Armando Maradona”

Sapo është konfirmuar ndryshimi i emrit të stadiumit të Napolit nga San Paolo në Diego Armando Maradona.

Diego Armando Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër.

Reagime pati nga e gjithë bota, ish ekipet e tij, ish kolegët e tij e përkujtuan me nder argjentinasin.

Në Argjentinë u fillua të hetohet vdekja e tij nga neglizhenda e mundshme e institucioneve përgjegjëse.

Javën e kaluar, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tha se ekziston mundësia që stadiumi i klubit të mbajë emrin e Maradonës.

Tani është konfirmuar ndryshimi i emrit nga San Paolo, stadiumi do të mbajë emrin Diego Armando Maradona.