Zyrtare: Sociedadi konfirmon ofertën për Januzajn (FOTO)

Skuadra nga La Liga, Real Sociedad, ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Adnan Januzaj do të largohet përfundimisht nga Manchester United, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Kosovari me pasaportë belge, i cili në sezonin e fundit ishte i huazuar te Sunderland, karterën pritet ta vazhdoj në La Liga. Ai ka marrë një ofertë nga skuadra spanjolle, Real Sociedad

“Është e vërtetë që ne jemi të interesuar për Januzajn, por nuk jemi në bisedime me Manchesterin apo me të”, ka deklaruar presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay.

“Ne jemi duke pritur vendimin e Manchester Unitedit për të dhe pastaj do të veprojmë. Ekzistojnë më shumë ekipe të interesuara për të dhe transferimi i Januzajt nuk do të jetë i lehtë”, ka theksuar ai.

Januzaj ka kontratë me Manchester Unitedin edhe për një sezon, por ‘Djajt e Kuq’ janë të gatshëm ta shesin lojtarin për afro 9 milionë euro.

Thuhet se Januzaj kërkohet edhe nga Roma, Lyon e Marseille.

Madje, klubi italian ka këmbëngulur në Januzajn, pasi që Mohamed Salah do të largohet drejt Liverpoolit.

januzaj