Zyrtare: Skuadrës që po kërkon titullin i ikën një nga lojtarët kryesor

Rubin Hebaj nuk do të luajë më me Teutën. Klubi durrsak njoftoi sot ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin shkodran me mirëkuptim. Largimi i ish-sulmuesit të Partizanit dhe Vllaznisë ishte paralajmëruar prej ditësh, ndërsa sot ka marrë formën zyrtare ndarja e rrugëve mes tij dhe Teutës.

22-vjeçari realizoi 8 gola me ekipin durrsak përgjatë një viti, ku më të rëndësishmit janë dopieta në Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës si dhe goli ndaj Beitar Jeruzalemit në raundin e parë eliminator të Europa Ligës.

Tani pritet me interes se ku do të vazhdojë karrierën më tej Hebaj, si dhe me çfarë sulmuesi do të përforcohet Teuta.