ZYRTARE: Skuadra që theu rregullat duke stëvitur gjatë karantinës, dënohet me 6 pikë!

LASK Linz e ka pësuar keq nga skandali i stërvitjeve.

Liderët e Bundesligës së Austrisë, LASK, janë dënuar rëndë nga liga nacionale e futbollit të Austrisë.

Skandali që përfshiu skuadrën e LASK, të cilët ishin kthyer në stërvitje para kohës së lejuar, kur vendi ishte në izolim, i ka kushtuar skuadrës.

LASK janë dënuar me 12 pikë reduktim.

Meqë liga është e ndarë në dy sektore, do të hiqen nga gjashtë pikë për secilin.

LASK kanë pranuar se kanë filluar stërvitjet me kontakt para se një gjë e tillë të lejohej.

11 klubet tjera të Bundesligës austriake kishin zbatuar rregullat e vëna nga shteti, kurse krerët e ligës synuan të përfitonin.

Kjo sigurisht se do ta vendos edhe fatin e kampionit për këtë sezon në Bundesligën e Austrisë.