ZYRTARE: Skuadra kosovare mbetet pa MVP-in e këtij gjysmëstinori, kjo është arsyeja

KB Ponte Prizreni ka marr një goditje të madhe.

Tashmë, kjo skuadër nuk do të mund të llogarisë në basketbollistin amerikan, Malcolm Canada, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare  e klubit prizrenas.

Më poshtë njoftimi i tyre:

MALCOLM CANADA ndahet nga skuadra jonë!

Pa dyshim njëri nga lojtarët më të mirë të basketbollit të pasluftës ishte Malcolm Canada.

Pas aventurës së gjatë sa ishte me klubin tonë , sot zyrtarishtë Canada ka konfirmuar që nuk do rikthehet në skuadër respektivisht në Kosovë për shkak të disa obligimeve familjare!

Canada i cili u shpall Mvp i gjysëmstinorit, ka qenë pa dyshim lider i skuadrës ku në shumë ndeshje ka qenë edhe përcaktues për epilog final.

KB PONTE PRIZRENI e respektoj vendimin e lojtarit dhe njëherit jemi falenderues për gjithë kontributin e dhënë për kto dy sezona.

Adhuruesit e KB Ponte Prizreni ju konfirmojmë se nuk ka vend për brengë e shqetesime, menaxhmenti i klubit ka bërë dy blerje për zëvëndsusesit Canada -Cole , ku këto transfere bombastike do konfirmohen pas vitit të ri.