ZYRTARE: Skuadra e njohur shqiptare prezanton trajnerin e ri, nis përgatitjet qysh sot

Skuadra shqiptare, Partizani i Tiranës është bërë me trajner të ri.

Tashmë, kjo skuadër ka prezantuar Adolfo Sormanin si trajner të ekipit, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri në fjalë, gjatë ditës së sotme ka nisur stërvitjen e parë me ekipin e kuq për këtë vit.

Vlen të përmendet, Partizani është kampion aktual i Shqipërisë.

Kurse, në renditjen aktuale gjendet vetëm tri pikë larg pozitës së parë të cilën e mban Kukësi, pas 17-të xhirosh.