Zyrtare: Skuadra e njohur e Serie A, shkarkon trajnerin

Fiorentina dje është mposhtur 4:1 nga Roma në shtëpi të vetë.

Kjo ka bërë që stafi drejtues i kësaj skuadre të shkarkon trajnerin aktual, Vicenzo Montella, përcjellë Gazeta Olle.

“ACF Fiorentina njofton se Vicenzo Montella është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë.

Vendimi u mor pas një analize të gjatë dhe të hollësishme të performancave dhe rezultateve të ekipit”, shkruhet në njoftimin zyrtar të skuadrës nga Serie A.

45 vjeѯari, kishte qenë trajner i kësaj skuadre edhe në edicionet 2012/15.

Montella, më parë ka drejtuar edhe skuadrat si Milan dhe Sevilla./Gazeta Olle