ZYRTARE: Skuadra e njohur e Ligës së Parë prezanton transferin e parë

Skuadra e Malishevës ka prezantuar transferin e parë këtë afat kalimtar.

Tashmë, Leotrim Gashi është prezantuar te befasia e këtij edicioni në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të Malishevës.

“Leutrim Gashi është prurja më e re në skuadrën e Malishevës. Sulmuesi i qendrës sot ka firmosur për skuadrën e Malishevës, kësisoj ai do të paraqitet me fanellen bardh e kalter për sezonen pranverore.

Karrierën e tij futbollistike ai e nisi në qytetin e lindjes me klubin Fc Ballkan, pastaj ne Fc 2 Korrik, Fc Besën dhe se fundmi ne Kf A&N, ku pati paraqitje të shumta dhe gola të shumtë të realizuar në të gjitha skuadrat”, shkruan KF Malisheva në njoftimin zyrtar.