Zyrtare: Skënderbeu transferon futbollistin tjetër nga Kosova (FOTO)

Klubi i Skënderbeut e ka nisur prej disa ditësh punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, pavarësisht se nesër pritet të publikohet vendimi i Komisionit të Etikës në lidhje me çështjen e trukimit të ndeshjeve.

Korçarët duket se nuk i tremben aspak një penalizimi ndaj dhe nuk kanë pritur për të mësuar vendimin teksa sot kanë prezantuar përforcimin e parë në merkato, mesfushorin Donjet Shkodra.

donjet shkodra skenderbeu

Ish-futbollisti i Flamurtarit ka firmosur me bardhekuqtë një kontratë 2-vjeçare.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e Skënderbeut në Facebook.

“Donjet Shkodra vishet bardhekuq. Mesfushori nga Prishtina ka zyrtarizuar sot akordin e arritur me klubin duke firmosur për dy vitet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit korçar, që bën një gabim, pasi që Shkodra është nga Gjilani.

skenderbeu

Në ditët në vijim Skënderbeu pritet të prezantojë edhe mesfushorin e ardhur nga Teuta, Bruno Dita, marrëveshja me të cilin tashmë është arritur.