Zyrtare: Skender Gega trajner i Kukësit

Skaudra e Kukësit ka ndarë rrugët me trajnerin Orges Shehu.

Lajmi është bërë i ditur pak më parë nga faqja zyrtare e klubit verior, shkruan Gazeta Olle.

Por vetëm pak nga largimi i Shehut, Kukësi është bërë me trajner të ri.

Skender Gega e ka marr drejtimin e kukësianëve tashmë.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00.

Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”, shkruan Kukësi në njoftimin në faqen zyrtare./Gazeta OLLE/

🗣 ZYRTARE!Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e…

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Donnerstag, 30. Juli 2020