Zyrtare: Sigal Prishtina kampione e Kosovës

Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, është kampion i ri i Kosovës.

Kjo është arritur pasi që FBK-ja e ka zyrtarizuar fitoren Prishtinës mbrëmë në ndeshjen e ndërprerë me Pejën. Basektbollistët e Pejës refuzuan që ta vazhdojnë ndeshjen në pjesën e dytë.Peja është përjashtuar nga garat.

Ja vendimi i plotë:

Në bazë të raportit të vëzhguesit nga ndeshja e tretë finale e Play-off-it të ETC Superligës të zhvilluar më 18Maj 2015, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjes:

SIGAL PRISHTINA  – P E J A 20:0 (rezultat zyrtar)

Gjyqtaret: IvanMilicevic, Faton Kurshumlija,Xhelal Mumini,

Vëzhguesi: Nexhdet Hoxha

Organizimi i ndeshjes:  i mirë

Sjelljet e Skuadrave:

Skuadra korrekte dhe sportive.

Skuadra ; KB Peja 1:30 minuta pa filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tek rezultati 39:26 në favor të KB Sigal Prishtina, është tërhequr nga fusha e lojës dhe nuk është paraqitur për zhvillimin e pjesës së dytë të ndeshjes edhe përkundër pritjes dhe kërkesës së personave zyrtarë të ndeshjes. Për këtë arsye, konform nenit 55.12. të Propozicioneve të Garave, KB Peja i humb të gjitha ndeshjet e mbetura të Play-off-it të ETC Superligës së Kosovës për stinorin 2014/2015.

KB Peja për shkak të mungesës së Logove të FBK në fanella konform nenit 48.13(gabimi i përsëritur) dënohet me 100,00 euro.

Sjelljet e shikueseve:për shkak të  hedhjes së shisheve nga masa plastike pas përfundimit te pjesës së parë KB Sigal Prishtina, konform nenit 49.3 të PG, dënohet me 100,00 euro.

Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura.

Pas braktisjes së fushës së lojës në ndeshjen e tretë finale të play-off-it, dhe regjistrimit të ndeshjes së tretë dhe ndeshjes së katërt finale të play-off-it me rezultat zyrtar,KB SIGAL PRISHTINA shpallet Kampion i ETC Superligës së Kosovës për edicionin 2014/2015.