Shpëtim Duro është shkarkuar nga posti i trajnerit të Suhrekës dhe zyrtarisht.
Dy humbjet e fundit me rezultate të thella ndaj Llapit (3-0) dhe Malishevës (1-3) kanë qenë vendimtare për shkarkimin e tij, shkruan Gazeta OLLE.
Duro iu bashkua Ballkanit pas një aventure të suksesshme me Struga Trim-Lum, ku arriti të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut
Por siç duket aventura te skuadra suharekase nuk ishte ashtu siç pritej për profesorin, i cili ishte në krye të klubit vetëm për shtatë ndeshje.