Zyrtare: Shoshi dhe Mekaj vazhdojnë me Pejën

Peja e ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me Lis Shoshin dhe Leonard Mekajn.

Faqja zyrtare e skuadrës pejane ka bërë të ditur se me dy lojtarët, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe për një edicion.

Shoshi në edicionin që lam pas është paraqitur në 14 ndeshje për Pejën, me një mesatare prej 14.3 pikëve, 9.2 kërcimeve dhe 2.2 asisteve për ndeshje.

Ndërsa, Mekaj ka pasur 19 paraqitje në sezonin që lam pas, me një mesatare prej 3.9 pikëve, 2.1 asistime dhe 1.5 kërcime.

Peja ende pritet të sjell përforcime, derisa disa lojtarë vetëm se i ka zyrtarizuar për edicionin e ri.

Në Francë nuk kanë dyshime, Messi sipas tyre nënshkruan sot me PSG-në

Genoa interesohet për Shkodran Mustafin