Zyrtare: Shkëndija e fiton në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Shkupit

Shkëndija ka marrë fitoren 0-3 në tavolinë ndaj Shkupit, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ky lajm u bë publik nga klubi i Tetovës në një postim në rrjetet sociale.

Ky vendim u mor pasi ndeshja mes dy skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut u ndërpre pasi në minutën e 9’, kur Shkëndija kaloi në avantazh, tifo-grupi “Shvercerat” u dyndën në fushën e lojës dhe filluan të sulmonin lojtarët e “kuqezinjve”.

Sherri degradoi dhe pavarësisht ndërhyrjes së forcave speciale situata nuk u qetësua dot.

Pas pamundësisë së rinisjes së këtij takimi Federata e Futbollit të Maqedonisë vendosi që t’i japë fitoren në tavolinë ekipit të Shkëndijës, që kështu kalon në gjysmëfinale të kupës.

Ibrahimoviç u mahnit nga vepra e tij, piktori shqiptar zbulon shumën marramendëse që pagoi futbollisti

Tifozët do akomodohen në kontenierë, por do paguajnë shifra jonormale (Foto)