Zyrtare: Shkëmbi e zgjedh stafin e tij te Liria, vjen një emër i njohur (FOTO)

Trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, Blendi Shkëmbi, deklaroi vetëm para pak orësh se e ka zgjedhur stafin e tij.

Tashmë është zyrtare se përgatitësi atletik i skuadrës prizrenase do të jetë Iris Selimi, një emër i njohur në Shqipëri, pasi në vitet e fundit e ka ushtruar profesionin e tij tek skuadra e Skënderbeut, por dhe tek 21-vjeçarët e Shqipërisë.

Selimi nuk ka udhëtuar me korçarët në Slloveni dhe siç bëhet e ditur nuk ka ndonjë detyrim ndaj korçarëve, duke u larguar në mirëkuptim me ta.

Projekti i Shkëmbit në drejtimin e Lirisë është mjaft ambicioz, ndaj ish-kapiteni i Skënderbeut e ka parë të arsyeshme që të afrojë dikë që e njeh mirë dhe ka punuar për disa vite.

bledi shkembi shkembi