Zyrtare: Shkarkohet Mourinho

Jose Mourinho edhe zyrtarisht është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Chelseat. Lajmin e kanë konfirmuar mediat angleze, me portugezin që largohet pas rezultateve katastrofike këtë edicion. 

Gjatë ditëve në vazhdim, klubi londinez do të zyrtarizojë edhe trajnerin e ri, shkruan GazetaOlle.com.

Pas 16 ndeshjeve të këtij edicioni, Chelsea zë vendin e 16-të në tabelë me 14 pikë të tubuara.