Pas Partizanit të Tiranës edhe klubi i futbollit Teuta ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi.
Ish trajneri i Lirisë së Prizrenit nuk do të drejtojë më durrsakët.
“Falënderojmë trajnerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë”, thuhet në njoftim.
Shkarkimi i Shkëmbit vjen menjëherë pas humbjes së thellë që Teuta pësoi sot ndaj Kukësit, me rezultatin 4-0.
Aktualisht, skuadra e Durrësit ndodhet në vend të 7 me 22 pikë.