Zyrtare: Shabani te Besa

Egzon Shabani është edhe zyrtarisht futbollist i Besës. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën kryetari i klubit pejan, Shemsedin Muhaxheri.

“Sot e kemi mbyllur marrëveshjen me Shabanin, me të cilin kemi arritur akord 1-vjeçar. Jemi duke vazhduar të punojmë për ta bërë një Besë sa më të fortë për edicionin e ardhshëm”, konfirmoi Muhaxheri për GazetaOlle.com.

Paraprakisht, Besa ka transferuar edhe Leotrim Bekteshin, Yll Myrtën dhe Diar Miftarajn.