Zyrtare: Shabanhaxhaj prezantohet te Rubin Kazan, zbulohen detajet e transferimit

Sulmuesi shqiptar Dardan Shabanhaxhaj është zyrtarizuar në Rusi te klubi i Rubin Kazan, aty ku i bashkohet Mirlind Dakut. 22-vjeçari ishte pjesë e Murës në Slloveni, por tashmë do të nisë një aventurë të re.

Së fundmi, janë zbuluar edhe disa detaje nga transferimi i sulmuesit në Rusi, ku pjesë e tratativave ishte edhe menaxheri shqiptar, Shkumbin Qormemeti. Rubin Kazan pagoi plot 1.2 milionë euro për Shabanhaxhaj, ndërkohë vetë futbollisti ka firmosur një kontratë për katër vite e gjysmë.

Për Rubin Kazan, transferimi i Shabanhaxhajt konsiderohet si tepër i rëndësishëm me rusët që synojnë të ngrejnë nivelin në skuadër. Shabanhaxhaj në këtë sezon me Murën në Slloveni u aktivizua në 19 ndeshje duke shënuar edhe shtatë gola ndërsa objetivi është që këtë ecuri ta ruajë edhe me Rubin Kazan. /Gazeta Olle/

Një tjetër skuadër italiane futet në garë për shërbimet e Jasharit

“Trajneri vrapon më shumë se ne në stërvitje”, Xhaka: Nuk flasim fare për titull