Zyrtare: Selahi vazhdon me Rijekën

Lindon Selahi ka nënshkruar sot (e hënë) një kontratë të re me Rijekën edhe për një vit e gjysmë.

Ai u transferua tek Rijeka në fund të korrikut të vitit 2021 dhe deri më tani ka bërë 91 paraqitje me fanellën e gjigantit kroat.

Me rastin e këtij nënshkrimi, Rijeka ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku Selahi pas një loje i drejtohe kamerës: “Hajduk, shihemi”.

Fillimisht, Rijeka të mërkurën do të luajë ndaj Goricës, e më pas menjëherë do të përqendrohet tek derbi i fundjavës me Hajdukun.

Vlen të theksohet se ka pasur një sagë të gjatë nëse Selahi do të nënshkruante kontratë të re apo do të largohet nga Rijeka, dhe në atë kohë raportohej se ekipet më të interesuara për të ishin Hajduku dhe Dinamo Zagrebi.

Rijeka tani e shfrytëzoi këtë rast, për t’i dërguar mesazh Hajdukut dhe për të ndezur edhe më shumë tifozët para derbit.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që historia ka përfunduar dhe që gjithçka përfundoi me nënshkrimin tim të kontratës për Rijekën. Doja dhe dua ta ndihmoj ekipin në pjesën tjetër të sezonit. Zgjedhja ime ishte gjithmonë të qëndroja në Rijeka dhe jam i lumtur që ramë dakord për gjithçka dhe që tani mund të përqendrohemi në fushë, gjë që është gjëja më e rëndësishme për mua dhe ekipin”, ka thënë Selahi.

Kujtojmë që 24-vjeçari para se të transferohej në elitën e futbollit kroat ishte aktivizuar në radhët e Twentes në Holandë.

Pesëshja dhe MVP i javës në Superligë

Llapi mposht me rezultat të pastër Vorskla Poltavan