ZYRTARE: Sedat Pajaziti, trajner i Gjilanit

Më në fund, Gjilani është bërë me trajner. Skuadra e rikthyer në Superligë, ka emëruar Sedat Pajazitin, të cilit ia ka besuar postin e shtabit teknik.

Pajaziti tek Gjilani ishte edhe para më shumë se një viti.

Lajmin për emërimin e tij e konfirmoi drejtori sportiv i Gjilanit, Agron Korça për GazetaOlle.com.

“Sedat Pajaziti është emëruar trajner i yni”, tha Korça për Gazetën Olle.

Në garë ishin edhe shumë trajner, kurse afër marrëveshjes ishte edhe Afrim Tovërlani. (Gazeta Olle)