Zyrtare: SC Gjilani transferon Krivanjevën

Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar para pak çasteve, transferimin e parë në epokën e Zikirija Ramadani te kuqebardhët, bëhet fjalë për mbrojtësin Besart Krivanjeva.

Qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut i bashkohet trajnerit Ramadani pasi ata së fundmi ishin së bashku tek Egnatia në Shqipëri.

Ka qenë faqja zyrtare e Gjilanit që ka njoftuar për afrimin e Krivanjevës i cili ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjilanas.

26-vjeçari më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e FC Shkupit dhe Metalurgut në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26 vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës së Engatias në kampionatin shqiptar, derisa më parë ka mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupit dhe Metalurgut.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Besartit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

/Gazeta OLLE/

Kupa e Botës, në rast se thyeni rregullat mund të dënoheni deri në shtatë vite burg

Inter Turku – Drita, caktohen gjyqtarët për ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Finlandë