ZYRTARE: Samuel Eto’o emërohet trajner i kësaj skuadre

Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o do të nis karrierën edhe të trajnerit. Në fakt, ai është emëruar trajner-lojtar i skuadrës turke, Antalyaspor, pjesë e të cilëve u bë gjatë verës.

Ish-lojtari i Barcelonës do të kryejë njëkohësisht edhe rolin e trajnerit edhe të lojtarit.

Lajmin e ka zbuluar bashkëlojtari i tij tek Kameruni, Patrick M’boma, që ka thënë se dëshira e Eto’o gjithmonë ishte të bëhej trajner. /Olle/