Zyrtare: Sami Sermaxhaj i bashkohet skuadrës së Ligës së Parë

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, i është bashkuar klubin kryeqytetas, Ramiz Sadiku.

Sermaxhaj është emëruar këshilltar profesional me qëllimin për të ndihmuar klubin në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit prishtinas përmes një njoftimi.

“Pjesë e KF Ramiz Sadiku, edhe trajneri i mirënjohur, Sami Sermaxhaj, si: Këshilltar profesional, i cili do të ndihmoj klubin në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ramiz Sadikut.

Sermaxhaj kohë më parë drejtoi disa nga skuadrat elitare të futbollit kosovar.

Kryetari i FFK-së pret antarët e klubit të FC Ferizaj

Rikthehet basketbolli kosovar, super ndeshje në Minatori