ZYRTARE: Ronaldo nënshkruan kontratë 6-vjeçare

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratë gjashtë-vjeçare për të drejtat e imazhit, me kompaninë Mint Media, pronar i së cilës është biznesmeni Peter Lim.

Lim është aksionar në klubin e La Ligas, Valencia.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ronaldo në një postim të tij në Facebook, shkruan Daily Mail.

“Unë jam shumë i lumtur për të njoftuar marrëveshjen time të fundit me Mint Media, që është në pronësi të mikut tim, Peter Lim nga Singapori, të cilët do të fitojnë të drejtat e imazhit tim”, shkroi Ronado.