ZYRTARE: Roma konfirmon transferimin e parë të madh (FOTO)

Roma ka zyrtarizuar transferimin e parë në afatin kalimtar. Skuadra verdhekuqe ka konfirmuar futbollistin Hector Moreno.

Roma e ka transferuar Morenon nga klubi i PSV-së.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit italian.

“Mirë se vjen në Romë, Hector Moreno”, thuhet në postimin e Romës.

cats

Ndërkohë, e ardhmja e Mohamed Salah është pothuajse e sigurt se do të jetë te Liverpooli.

Egjiptiani tashmë ka marrëveshje personale me ‘The Reds’, ndërsa tani pritet edhe akordi i anglezëve me Romën.

Liverpooli ka një ofertë të majme për Romën, pasi ka ofruar 35 milionë euro dhe 5 të tjera bonuse për ta transferuar sulmuesin.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Salah kalon në Premier Ligë, pasi që ai ka pasur një aventurë të shkurtër me Chelsean.